Haradinaj mbron Albin Kurtin: Të mos ia lëmë fajin për Asociacionin, e kemi të trashëguar

schedule12:49 - 9 Shkurt, 2023

schedule 12:49 - 9 Shkurt, 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti. Ai tha se Albin Kurti dhe Qeveria nuk duhen fajësuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Të bëhemi të sinqertë, jo pse po përballemi me Albinin t’ia lemë fajin atij për Asociacionin. Asociacionin e kemi të trashëguar si shumë çështje tjera” theksoi ai.

Sipas  tij, aleatët e Kosovës po përpiqen ta ndihmojnë Kosovën që përmes planit të fundit të anëtarësohet Kosova në organizata ndërkombëtare.

“Kemi kritika për Qeverinë në mënyrën se si po e menaxhon dialogun. Për mua dhe Aleancën është i pranueshëm plani franko-gjerman. I kërkoj kësaj qeverie që ta pranojë dhe mos ta refuzojë këtë plan. Ta kthejmë juridiksionin në veri dhe t’i mbajmë zgjedhjet me 26 prill. Atje nuk kemi pushtet gjyqësor, civil e as polici”,  shtoi ai.

Ai shtoi se nëse rrëzohet Qeveria Kosova do të futej në një vakum institucional dhe do të etiketohej si pala bllokuese.