Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Durrës. Një automjet që drejtohej nga një 24 vjeçar ka përplasur për vdekje një 35 vjeçar. Identiteti i viktimës ende nuk dihet. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia./abcnews.al