VIDEO/ Leopardi hyn në gjykatë dhe sulmon disa njerëz

schedule16:51 - 8 Shkurt, 2023

schedule 16:51 - 8 Shkurt, 2023

Një leopard ka hyrë në sallën e gjyqit dhe ka sulmuar disa njerëz.

Kafsha sulmoi ambientet e gjykatës së qarkut Ghaziabad në Uttar Pradesh, në Indinë Veriore.

Leopardi ka hyrë në gjykatën e Kryemagjistraturës në katin e parë ku ka kafshuar viktima të shumta.

Dyshohet se tre persona janë dërguar në spital pas sulmit.

Një ekip policie u njoftua për ngjarjen dhe zyrtarët arritën të kapnin leopardin.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën mjekësore për plagët e marra.

Sipas raportimeve, leopardi sulmoi dhe lëndoi disa persona jashtë sallës së gjyqit përpara se të shkonte brenda. /abcnews.al