Ylli i vogël shqiptar që po shkëlqen në Francë

schedule23:30 - 18 Korrik, 2019

schedule 23:30 - 18 Korrik, 2019

Është një nga këngëtaret më të talentuara në mbarë vendin. Erza Muqolli, edhe pse e re në moshë, karriera e saj po kalon edhe jashtë kufijve shqiptar. Ajo cilësohet për zërin e saj të veçantë dhe për pjesëmarrje të suksesshme në skenën e muzikës.

Vajza shqiptare, e cila në Francë tanimë është ndër fëmijët që merr vëmendjen më të madhe të mediave dhe publikut me projektet e saj muzikore, ka qenë e pranishme në Radio Scoop Music Tour 2019.

Koncerti më i madh veror në Francë këtë vit ka mirëpritur Erzën dhe artistët e tjerë të njohur në Francë, si Bilal Hassani, Mika, Danke, Clara Luciani e artistë të tjerë.

Erza, 13-vjeçare, ka kënduar para 40 mijë të pranishmëve në koncert, këngën e saj “Je chanterai” dhe versionin e saj të “Back to black” nga Amy Winehouse.