Dy shtetas shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, janë arratisur nga burgu i Halkidikisë që prej ditës së martë. Sipas mediave greke, ata janë të moshës 33 dhe 31 vjeç dhe janë shpallur fajtorë për veprën penale të vrasjes.
Autoritetet e burgut e vunë re mungesën e tyre pas apelit të mëngjesit, ku ata nuk rezultuan të pranishëm.
Policia është në kërkim të tyre, ndërsa ka njoftuar të gjitha pikat kufitare si dhe doganat e aeroportet, duke u vënë në dispozicion edhe fotot dhe gjeneralitetet e shqiptarëve. /abcnews.al


