Suksesi i Leo Messit në Botërorin e Katarit, ku arriti të ngrinte trofeun e “ëndërruar” në qiellin e Ryadhit, nuk u la pa u vënë re nga gjithë futbolldashësit, por dhe nga shumë legjenda të botës së futbollit.
Fitoren me penallti në finalen e Katarit, nuk kishte si ta linte pa komentuar dhe legjenda braziliane e Barcelonës, Ronaldinho, ku theksoi se ai ishte i vetmi trofe që mungonte në “raftin” e Leo Messit.
“Jam shumë i lumtur me fitoren e tij në Kampionatin Botëror. I mungonte. Në të vërtetë, askush nuk e imagjinonte jashtë Barçës, por gjithçka mund të ndodhë në futboll. Tani ai duhet të vazhdojë”,- tha në një intervistë ish-fituesi i Kupës së Botës. /i.m /abcnews.al