Përveçse është mbretëresha e Spanjës, Letizia është edhe mbretëresha e Zara-s. Ajo i preferon shumë veshjet e kësaj firme dhe në shumë dalje publike e kemi parë të veshur me Zara. Së fundmi, Letizia u shfaq me një fustan treçerekësh bardh e zi, me shpatullat jashtë dhe me një rrip të zi në mes. Mbretëresha e kishte kombinuar fustanin me një palë stiletto në ngjyrë të zezë dhe me një palë vathë rrathë. Me këtë pamje, Letizia na bindi se na duhet të gjithave një fustan i tillë, që duket se nuk i ikën kurrë koha. Fustani nga Zara kushton vetëm 25 mijë lekë (me ulje).