I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë një postim në Twitter, pak orë pas takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Lajçak shprehet i lumtur që edhe Kosova e pranoi Propozimin e EU në parim, ndërsa lë të kuptohet se tani do të ketë takime të niveleve të larta.
Postimi i Lajçak:
“Udhëtova për në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe Besnik Bislimin. Edhe në Beograd bëra të njëjtën gjë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqin. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e EU. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në takime të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.r.t/abcnews.al
I travelled to Pristina to meet PM @albinkurti and DPM @BislimiBesnik and to Belgrade to do the same with @predsednikrs @avucic and @PetkovicPetar. I’m glad that Kosovo now also accepted the ?? Proposal in principle. We will continue our discussions at a High-level Meeting. pic.twitter.com/KqSDEvdxhn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 7, 2023