Lira turke shënon rënie rekord pas tërmetit vdekjeprurës

schedule12:40 - 6 Shkurt, 2023

schedule 12:40 - 6 Shkurt, 2023

Lira turke ka shënuar një rënie rekord pas tërmetit vdekjeprurës, duke rritur presionet mbi inflacionin dhe rreziqet gjeopolitike.

Lira turke ra deri në 18.85 kundrejt dollarit. Indeksi i përgjithshëm në tregun turk të aksioneve ra deri në 4.6%, me bankat që shënuan rënie më shumë se 5%.

“Ngjarjet tragjike me pjesën jugore të Turqisë të goditur nga një tërmet i fortë janë një burim pasigurie shtesë përpara zgjedhjeve vendimtare që ka të ngjarë të mbahen në maj,” tha Piotr Mattis, analist në In Touch Capital Markets.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm 7.8 ballë që goditi vendin ka arritur në 912.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!