“Kushtet e Kurtit për asociacionin ‘shaka pa kripë’”, Zeka zbulon planin sekret për qeveri teknike në Kosovë

schedule11:53 - 6 Shkurt, 2023

schedule 11:53 - 6 Shkurt, 2023

Për analistin Miliam Zeka, ‘njohja’ për pak minuta e Kosovës nga Beogradi, ishte një gafë. Në një lidhje skype për ABC News, Zeka tha se i gjithë Ballkani vuan na i njëjti budallallëk, cmenduri politike patriotike dhe kombëtare. Duke komentuar vizitën e Lajcak në Kosovë, i cili rikthehet në harkun kohor të pak ditëve, analisti Zeka foli me tone të ashpra kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Albin Kurti po sillet njëjtë sikur ishte në opozitë. Kombi shqiptar, në këto 500 vitet e fundit as në kohën e perandorisë osmane, Zogut, Nolit apo Enver Hoxhës nuk ka pas njeri më hipokrit, se Albin Kurti.

Ky njeri di vetëm të refuzojë. Kur e kanë lutur dy vite të paraqesë një dok si do krijohej Zajednica, vetëm ka refuzuar. Janë duke nxjerr palën serbe si njerëz që po diskutojnë rreth konfliktit, si njerëz që duan të shuajnë konfliktin. Kurti nuk e kupton se problem i perëndimit është Rusia. Albini po e fundos shumë keq Kosovën dhe e ka futur në kundërshti me SHBA.” u shpreh Zeka.

Duke folur mbi 6 kushtet e vendosura nga Albin Kurti për asociacionin, Zeka u shpreh se ky është një tjëtër gabim i kryeministrit që do I kushtojë Kosovës.

“Kjo, e fut sa më thellë në gabime Albin Kurtin dhe me penallti në raport me Serbinë, është strategji e gabuar. I kushtojnë Kosovës.” –u  shpreh Zeka, ndërsa tha se politika shqiptare, asnjëherë nuk ka patur një qëndrim të përbashkët, pozitë-opozitë për cështje me interes kombëtar.

“Opozita po pret me padurim që Kurti të gabojë sa më shumë, por këto 6 pikat janë vetëm tallje me BE e SHBA dhe nuk kanë asgjë të përbashkët dhe asgjë reale për arritjen e marrëveshjes.

Për shembull, ju e dini se cdo vend i BE vendos të pranojë ose jo pavarësinë e Kosovës. Si mundet Albini të vendosë kushte për marrëveshjen finale që 5 vende të BE të njohë Kosovën. Kjo është një shaka pa kripë e Kurtit dhe justifikim për të cuar vendin në zgjedhje të reja. Ndaj Kurti ose do prajonë asocianin ose shumë shpejt do ketë një qeveri teknike. Ka një plan sekret për qeverinë teknike me në përbërje AAK, PDK, LDK dhe deputetët e minoriteteve.

Albini ka dy rrugë, o do krijojë Zajednincën, që është kanceri i Kosovës, e vret Kosovën për së gjalli, ose jep dorëheqje. Kam qenë e jam kundër Zajdenicës serbe në Kosovë.” -theksoi Zeka.