Ndodh mrekullia, 4 fëmijë nxirren të gjallë nga rrënojat e një pallati në Turqi

schedule11:15 - 6 Shkurt, 2023

schedule 11:15 - 6 Shkurt, 2023

Pamjet dramatike të shpëtimit të katër fëmijëve nga rrënojat e një ndërtese apartamentesh në Hatay, Turqinë juglindore pas tërmetit vdekjeprurës 7.8 ballë po bëjnë xhiron e rrjetit.

Tërmeti vdekjeprurës me më shumë se 670 të vdekur në Turqi dhe Siri, goditi dhjetë qytete në rajonin Kahramanmara të Turqisë, përfshirë Hatajin, ku shumë ndërtesa u shembën, por një familje pati fat.

Sapo u kuptua se mes të bllokuarve në pallat kishte edhe katër fëmijë, u organizua një operacion i tërë për shpëtimin e tyre me qytetarët e goditur nga tërmeti të pranishëm që nxitonin të kontribuonin dhe të tjerët nuk mund të mbanin lotët duke u lutur që gjithçka të shkonte mirë.

Duke gërmuar me duar  mes rrënojave, qytetarët arritën të shpëtonin fëmijët mes lotëve dhe brohoritjeve, duke i dhënë fund ankthit të tyre pas 3 orësh. Sipas mediave turke, katër fëmijët që u nxorrën nga rrënojat e pallatit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa, në lagjen Payas të Hatajit, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 11 persona nga një godinë trekatëshe që u shemb nga tërmeti, ndërsa gjetën edhe trupat e katër personave të tjerë.

/abcnews.al