Banesa të kthyera në rrënoja dhe njerëz nën to, temperaturat e ulëta dhe dëbora pengojnë përpjekjet e shpëtimit

schedule09:19 - 6 Shkurt, 2023

schedule 09:19 - 6 Shkurt, 2023

Kushtet e këqija atmosferike kanë të ngjarë të pengojnë përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes pas tërmetit shkatërrues në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.

Temperaturat janë nën zero dhe në vazhdim pritet të ketë reshje shiu dhe dëbore në provincën e Gaziantep të Turqisë.

Pavarësisht kushteve, zyrtarët u kanë kërkuar banorëve të lënë banesat  e tyre, pasi pritet pasgoditje të tjera.

Deri më tani raportohet për mbi 500 viktima në Turqi dhe Siri dhe për mbi 2000 të plagosur.r.t/abcnews.al