Meta i përgjigjet Ramës nga Durrësi

schedule11:46 - 18 Korrik, 2019

schedule 11:46 - 18 Korrik, 2019

Me fundin e fixhanit ia kthen përgjigjen kryeministrit për datën e zgjedhjeve që ka dekretuar vetë.

“Jam fleksibël, meqenëse mund t’i ketë dalë ters në filxhan 13 tetori që ta rishikoj këtë datë, por përpara 17-18 tetorit, në çdo moment do të ishte i mirëpritur”,tha Meta.

Datave që do të përcaktojë fatin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian nuk ka çfarë ti bëjë por për 13 tetorin është i hapur të dialogojë më kryeministrin.

“Nëse përpara kësaj date, pra 17-18 tetorit ne nuk do të arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore, dhe njëkohësisht të gjejmë një formulë për kapërcimin e kësaj krize, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm”, tha ai.

Mazhoranca dhe opozita duhet  përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, të vetmet që i konsideron të ligjshme presidenti Meta. Zgjidhjen të mos e presin nga ndonjë qokë ndërkombëtarësh këshillon ai.

“Le të thotë kush të dojë e çfarë të dojë, çdo shqiptar e çdo ndërkombëtar se gomari fluturon! Ne mund t’i themi se kjo mund të ndodhë në art, mund të ndodhë në ëndërr e mund të ndodhë në piktura, por ne e dimë që gomari, të paktën këtu në Shqipëri nuk është shqiponjë që të fluturojë! Ata si të dëshirojnë! Dëshirojnë ndonjë zgjidhje? Janë të mirëpritur në Presidencë në çdo moment! Unë do të mbaj gjithmonë qëndrimin më të ndershëm, më të drejtë e më parimor! Duan ta zgjidhin diku  tjetër? Ata e dinë që është një adresë serioze ku mund të shkojnë, ta diskutojnë, ta zgjidhin këtë çështje dhe unë po u jap mbështetjen maksimale”, theksoi presidenti.

Në të kundërt 17 – 18 tetori është pranë dhe faji nuk nuk do ti nënshtrohet përsëri lojës së ping-pongut u shpreh kryetari i shtetit.

Çfarë do t’u themi shqiptarëve?! Do t’u themi që e kishte fajin Edi? Do t’u themi që e kishte fajin Luli dhe Mona? Do t’u themi ca amerikanë na thanë këtë gjë dhe na futën gabim, apo na gënjyen ca evropianë, që na dhanë fjalën? Nuk i fshihemi dot përgjegjësisë përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë. Le të mos harrojmë që njëzet vite më parë Shqipëria ishte përpara Kroacisë për sa i takon procesit të integrimit evropian! Ku është Kroacia sot e ku është Shqipëria sot?!”, deklaroi Meta.

Këto janë datat e vetme që e shqetësojnë presidentin e republikës, asgjë tjetër përshirë këtu edhe hetimin që ka nisur ndaj tij.

Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor parlamentar në Shqipëri! Për asgjë gjykatë dhe asnjë institucion drejtësie që të gjykojë veprimet e mia në Shqipëri apo çdo institucion që ka juridiksion mbi Republikën e Shqipërisë! Fare! Fare! I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Çfarë do t’u themi shqiptarëve?!”, theksoi presidenti.

Nga Xhavzotaj numri një i shtetit komentoi edhe vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës për të mos i dhënë mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos.

Çdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është një pasqyrim i rrëmujhanes ligjore, që për fat të keq vazhdon në vendin e në shtetin tonë”, tha Meta.

Fokusi duhet të jetë tek 13 tetori sipas presidentit të republikës duke paraljmëruar se askush nuk duhet të mendojë se do të dalë me kosto zero nga ky proces.

Askush nuk duhet të mendojë që do të dalë me kosto zero. Aq më tepër ata, të cilët kanë punuar me shumë përkushtim për të gatuar këtë rrëmujëhane sot në Shqipëri”, deklaroi presidenti./ABC News Albania 24/7