Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrëzuar një balonë të dyshuar spiunë kineze që ka flutuar në tgë gjithë Amerikën javën e kaluar.
Tre aeroporte janë mbyllur dhe po ashtu është mbyllur hapësira ajrore në brigjet e Koralinës së Jugut pasi avionët ushtarakë amerikanë shënjestruan objektin mbi Oqeanin Atlantik.
Sipas agjencisë së lajmeve AP, pamjet tregojnë se balona bie në det pas një shpërthimi të vogël.
Presidenti i SHBA Joe Biden u përball me presion të madh për ta rrëzuar atë që kur u shfaq për herë të parë në të gjithë SHBA javën e kaluar.
Uebsajti i gjurmimit Flightradar24 tregoi aeroplanët e Forcave Ajrore të SHBA dhe rojeve bregdetare që vepronin në qiellin midis Wilmington, Karolinës së Veriut dhe Myrtle Beach.
Roja bregdetare ka këshilluar marinarët të largohen nga zona për shkak të operacioneve ushtarake “që paraqesin një rrezik të madh”, raporton Associated Press.
Agjencia e lajmeve, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, tha se Presidenti Biden kishte dhënë miratimin për të ulur balonën mbi Oqeanin Atlantik, ku mund të nxirren mbeturinat.
Mbërritja e balonës mbi SHBA vjen në mes të tensioneve të përkeqësuara midis Uashingtonit dhe Pekinit, me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken që anuloi një udhëtim në Pekin për këtë çështje.
Blinken tha se prania e balonës së “spiune” ishte “një akt i papërgjegjshëm”./abcnews.al