Dëmtohet pedonalja “Murat Toptani” në Tiranë

schedule15:55 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 15:55 - 13 Dhjetor, 2017

Ndriçuesit e shtruar në pedonalen Murat Toptani pothuajse janë zhdukur të gjithë. ABC News ka kryer një vëzhgim mbi gjendjen e kësaj rruge që frekuentohet më së shumti nga banorët e kryeqytetit.

 

Është ndër rrugët më të frekuentuara nga këmbësorët.

Ndër më të pëlqyerat për të shkrepur një foto.

Por edhe ndër më të dëmtuarat.

Është përuruar që në tetor të vitit 2011 por nuk mundi ti rezistojë kohës restaurimi dhe rehabilitibimi i kësaj pedonale që u bë edhe me ndihmën e fondeve të Bashkimit Evropian.

Ndriçuesit në rrugë jo vetëm nuk ndicojnë por janë shndrruar në gropëza të vogla .

Do të ishim me fat nëse thonim që një është në rregull e një jo. Por llogaritë na dalin ndryshe. Ti numërojmë.

Një po, një jo, dy jo tre jo katër pesë gjashtë shtatë tetë nëntë dhjetë të dëmtuara. Më në fund edhe një tjetër në rregull.

Nuk gjen vetëm ndriçues të dëmtuar, por edhe stola.

Shkak nuk janë bërë këmbët e njerëzve por aktivitetet tregëtare që zhvillohen në këtë rrugë, më së shumti montimi dhe çmontimi i tregjeve dhe stendave.

Kjo pamje e shëmton pedonalen  “Murat Toptani” e cila si gjurmë rruge ka vlera historike dhe mund të konsiderohet si një galeri natyrore, muzeale dhe historike. Ajo përshkon disa objekte monumentale si Kalanë e Tiranës, selinë e Akademisë së Shkencave, lulishten që mund të konsiderohet lulishtja e parë e vendit të quajtur lulishtja popullore.

Së fundmi i është shtuar edhe mozaiku i pllakave të thyera që duhet të shërbenin si ndriçues jo si gropa mbeturinash./abcnews.al