E kupton edhe vetë se nuk mund të jetë si dikur. Elseid Hysaj ka qenë për vite me radhë një protagonist I Serisë A, ku ka luajtur jo pak, por plot 305 ndeshje, veçse kohët e fundit është dashur të provojë veten.
Pasi u la në stol për tri sfida radhazi në kombëtare në Ligën e Kombeve, ish-kapiteni kuqezi provoi tribunën I përjashtuar për 15 ndeshje tek Lacio, veçse e mori revanshin.
Një hakmarrje ndaj atyre që dyshonin, por edhe ndaj vetes në sfidën për t’u kthyer Hysaj I dikurshëm, dhe për të dytën përballje radhazi në Serinë A, shërbeu asist.
Mbrojtësi I djathtë krijoi golin e avantazhit të parë 1-0, për Lacion në fushën e Kaljarit shënuar nga Xakanji.
Kjo, pranë fundit të pjesës së parë, por për fat të keq kontributi I shqiptarit në fushë nuk vazhdoi gjatë.
Hysaj kërkoi zëvendësim në 62’ dhe “Il Korriere delo Sport” shkruan se ai ka dëmtim muskulor.
Priten analizat dhe shpresohet që të mos jetë diçka e rëndë.
Futbollisti 31-vjeçar po luante ndeshjen e katërt radhazi, pasi trajneri Baroni vendosi ta kthente në ekip në 10 janar të këtij viti.
Momenti ishte shumë pozitiv, pasi ky ishte asisti I dytë radhazi për të, pas atij që dha në humbjen 1-2 ndaj Fiorentinës në “Olimpiko” të Romës, gjithashtu për Serinë A.
Shpresohet që Hysaj të mos mbetet gjatë jashtë fushave, dhe që forma e tij e rigjetur të vazhdojë pa u ndërprerë.