Skuadrilja Luftarake Detare e Helikopterëve të Marinës së SHBA (HSC) 5, e caktuar për aeroplanmbajtësen USS George H.Ë. Bush, kreu trajnime në tokë në Shqipëri kohët e fundit.
Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në rrjete sociale nga ambasada amerikane në Tiranë, ku shkruhet se:
Kjo stërvitje e rrallë në Bizë, Shqipëri, i dha skuadriljes së helikopterëve mundësinë për të kryer fluturime malore, fluturime taktike në nivel të ulët, ulje jashtë aeroportit dhe stërvitje të koordinuara me shumë njësi.
Bashkëpunimi midis Marinës së SHBA dhe Shqipërisë lejoi njësitë nga të dy vendet të stërviteshin dhe të ndërtonin aftësi së bashku si aleatë të NATO-s. Presim më shumë stërvitje të përbashkëta ushtarake gjatë Defender Europe 2023.