Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi, me një shumicë dypartiake prej 328 votash pro, një rezolutë që dënonte socializmin.
Rezoluta argumenton se “shumë nga krimet më të këqija në histori janë kryer nga ideologë socialistë” dhe përmend Leninin, Stalinin, Mao Tsetung, Kastron, Pol Pot, Kim Jong-il, Kim Jong-un, Ortega, Chavez dhe Maduro.
Votimi ndau Partinë Demokratike: 109 deputetë të pakicës votuan pro ndërsa 86 votuan kundër dhe 14 abstenuan.
/abcnews.al