Dënohen 4 persona si bashkëpunëtorë në sulmin terrorist të Vjenës, 2 me dënim të përjetshëm

schedule08:23 - 2 Shkurt, 2023

schedule 08:23 - 2 Shkurt, 2023

Katër burra janë dënuar me burg si bashkëpunëtorë në një sulm terrorist vdekjeprurës nga një person i armatosur  në zemër të kryeqytetit të Austrisë në nëntor 2020.

Kujtim Fejzulai vrau katër persona dhe plagosi 23 të tjerë. Terrori i tij nëntë minuta më në fund përfundoi kur ai u qëllua për vdekje nga policia.

Dy persona të tjerë të moshës 22 dhe 23 vjeç u shpallën të pafajshëm por u dënuan për vepra më të vogla të lidhura me terrorizmin.

Sulmuesi 20-vjeçar, i cili kishte shtetësi austriake dhe maqedonase, kishte qenë në burg për 18 muaj burg në një përpjekje për t’u bashkuar me grupin xhihadist Shteti Islamik (IS), i cili tha se qëndronte pas vrasjeve.

Dënimet:

-Heydayatollah Z, 28 vjeç, ADN-ja e të cilit u gjet në armën e vrasjes kallashnikov dhe jetoi në banesën e vrasësit për disa javë, u dënua me burgim të përjetshëm.

-Burak K, 24 vjeç, i cili vizitoi vrasësin disa orë para sulmit, u dënua me 20 vite burg.

-Adam M, i cili pranoi se kishte siguruar një armë për 500 euro, por mohoi të dinte se çfarë kishte planifikuar të bënte vrasësi me të, gjithashtu u dënua.

-Ishaq F, 22 vjeç, i cili ishte në burg me Fejzulai dhe ishte në dijeni për sulmin, u dënua me 19 vite.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!