Kishte konflikte me familjen, e reja vret “sozinë” për të falsifikuar vdekjen e saj

schedule14:44 - 1 Shkurt, 2023

schedule 14:44 - 1 Shkurt, 2023

Prindërit po kërkonin vajzën e tyre të zhdukur në Gjermani pasi për ditë të të tëra vajza nuk u ishte përgjigjur asnjë prej telefonatave. Por ata  u përballën me një zbulim të tmerrshëm,  kufomën e një vajze të re në një Mercedes të parkuar.

Ata ishin të sigurt se ajo ishte vajza e tyre por në fakt e vërteta ishte krejt ndryshe. Viktima ishte një vajzë që i ngjante shumë vajzës së tyre. Një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen ishte vajza e tyre, ndoshta për të  falsifikuar vdekjen e saj, sipas informacioneve nga policia dhe prokurorët.

Rasti i gruas gjermane me origjinë në Irak, e cila jeton në qytetin bavarez të Ingolstadt, në Gjermaninë jugore, dhe quhet Shahraban K., sipas gazetës gjermane Bild, ka tronditur shumë njerëz në vend.

Policia, në gusht 2022, nisi një maratonë hetimi, duke njoftuar se gruaja rezultonte “viktimë e një krimi të dhunshëm”.

Megjithatë, shumë shpejt u ngritën dyshime për identitetin e saj, pasi ADN-ja dhe gjurmët e gishtërinjve të viktimës nuk përputheshin me ato të vajzës së zhdukur dhe policia dëgjoi gjithashtu “thashetheme” se gruaja e zhdukur ndodhej në zonë.

Një ditë më vonë, policia zbuloi detaje të reja gjatë hetimeve dhe arrestoi 23-vjeçaren e zhdukur, së bashku me një bashkëpunëtor të saj, si të dyshuar për vrasje.

Viktima, e cila ishte një blogere u emërua nga media gjermane si Khadija O., gjithashtu 23 vjeçe, me origjinë nga Algjeria, për të cilën hetuesit thanë se kishte një ngjashmëri “të habitshme” me 23-vjeçaren e zhdukur.

Në atë kohë, autoritetet nuk kishin përmendur motivin e vrasjes. Ata tani besojnë se të dyshuarit po kërkonin dikë që besohej të ishte vajza në fjalë, e cila donte të fshihej për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare dhe për këtë arsye vendosën të falsifikojnë vdekjen e saj, sipas një deklarate të lëshuar nga prokurori të hënën e kaluar.

Sipas hetuesve, krimi ishte përgatitur për një kohë të gjatë dhe të dy të akuzuarit kërkuan në rrjete të ndryshme sociale për një grua që i ngjante vrasëses, me flokë të gjatë kafe, ngjyrë të errët dhe të grimuar shumë në fytyrë. Dyshohet se të dy u kanë shkruar disa femrave në chat, derisa kanë bindur njërën prej tyre përmes mashtrimit, duke folur për produkte kozmetike. Pas vrasjes, gruaja është braktisur në makinën e autores së supozuar, ndërsa dy të akuzuarit kanë pritur që t’i humbin gjurmët e tyre.

Në fakt, disa javë para vdekjes së saj, 23-vjeçarja Khadidja O. mori një mesazh në Instagram që pretendohej se ishte nga reperi Loon, duke e ftuar të merrte pjesë në një videoklip.

Mesazhi, megjithatë, ngriti dyshimet e Khadidjes dhe ajo menjëherë i dërgoi mesazhin e saj reperit, siç shkruan gazeta gjermane Bild. Kjo, sipas provave të deritanishme, ishte vetëm një nga strategjitë që e dyshuara akuzohet se ka përdorur për të bindur objektivin e saj për ta takuar atë.

Një javë pas marrjes së mesazhit nga reperi, Khadidja besohet se ka rënë viktimë e një mashtrimi tjetër, këtë herë me produkte bukurie. Kështu më 16 gusht, dy të dyshuarit udhëtuan për në Heilbronn, në shtetin fqinj të Baden-Württemberg, për të marrë viktimën nga shtëpia e tij, tha policia.

Më pas ata e çuan 23-vjeçaren fatkeqe në një pyll dhe e goditën disa herë me thikë, përpara se të ktheheshin në Ingolstadt, ku e lanë trupin në pjesën e pasme të makinës.

“Arma e krimit nuk është gjetur, por provat janë të shumta”, tha një zëdhënës i policisë për Bild. “Viktima u godit me më shumë se 50 herë me thikë dhe fytyra i ishte shpërfytyruar plotësisht”.

“Nuk hasni çdo ditë një rast si ky, veçanërisht me një kthesë kaq spektakolare”, tha një zëdhënës i policisë për Bild.

“Në ditën kur gjetëm trupin, nuk kishte asgjë që të do të na bënte të dyshonim për një zhvillim të tillë”.

/abcnews.al