Sot u lançua sezoni i dytë i Smile Albania nga ministri i turizmit Blendi Klosi, i cili tha se duhet të mbrojmë turizmin që kemi krijuar. I ftuar ishte dhe kryeministri Rama. Ai u shpreh se duhet të kujdesemi për turistët e huaj.
Për të dytin vit radhazi, ministria e Turizmit dhe Mjedisit lançoi projektin “Smile Albania”. Blendi Klosi pasi foli për efektet pozitive që ky projekt pati në sezonin e parë, tha se në fokus të këtij viti do të jetë mbrojtja dhe promovimi i mëtejshëm i turizmit nëpër botë.
I pranishëm në lançimin e sezonit të dytë të “Smile Albania 2019” ishte edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Sipas tij të gjithë shqiptarët duhet të punojnë për të përmbushur pritshmëritë e turistëve vendas e të huaj.
Kryeministri publikoi edhe të dhënat e një ankete, sipas së cilës, 87 për qind e turistëve të huaj janë të kënqur mme Shqipërinë, ndërsa 93 % e tyre e rekomandojnë Shqipërinë si destinacion të preferuar turistik.
. /ABC News Albania 24/7