Përmbytjet në Gjirokaster/Riparimi i dëmeve dhe dëmshpërblimi

schedule12:25 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 12:25 - 13 Dhjetor, 2017

Në Gjirokastër dëmet materiale nga përmbytjet e fillimit të dhjetorit janë të mëdha. Por deputetët e  zonës premtojnë se shumë shpejt do të nisë puna për riparimin e rrugëve, urave dhe dëmshpërblimin e familjeve të prekura.

Janë dëmet e lëna pas nga përmbytja në Gjirokastër. Në disa zona ende nuk ka rrugë të hapura. Dëmtimi i urave në Dropull, apo bllokimi i akseve rurale prej më shumë se 10 ditësh mbajnë banorë të izoluar. Ndihmat për 200 familje duken të pamjaftueshme.

Por deputetët e qarkut të Gjirokastrës Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi premtojnë se pas fazës së emergjencës do të nisë puna për kompensimin e familjeve.

Deputetët thonë se grupet e ngritura në prefekturë e në çdo bashki të qarkut po nxjerrin të dhëna të sakta, përsa i përket dëmeve, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në banesa.

Vendi ynë u përfshi para disa ditësh nga një mot i pazakontë i cili solli dëme të konsiderueshme për shkak të vërshimit të përrenjeve dhe lumenjeve. Fatmirësisht nga përmbytjet nuk pati viktima në njerëz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!