SHBA: Rusia ka shkelur traktatin e armëve bërthamore

schedule10:31 - 1 Shkurt, 2023

schedule 10:31 - 1 Shkurt, 2023

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se ka shkelur traktatin e armëve bërthamore START, duke deklaruar se Moska po refuzon të lejojë aktivitete inspektimi brenda Rusisë, shkruan CNN.

Në gusht, Moska pezulloi bashkëpunimin me inspektimet siç parashikohet në traktat. Traktati, që mbetet një nga shtyllat e fundit të përpjekjeve për kontrollin e armëve bërthamore të pas-Luftës së Ftohtë, hyri në fuqi në vitin 2011 dhe u rinovua në vitin 2021 edhe për dy vite të tjera.

Traktati vendos një kufi ndaj numrit të mbushjeve bërthamore strategjike që mund të dislokojnë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, si dhe për numrin e raketave tokësore dhe detare, si dhe të avionëve bombardues që mund të përdorin për këto mbushje bërthamore.

Dy vendet kanë rreth 90% të pajisjeve bërthamore të botës. Uashingtoni është përpjekur ta ruajë vazhdimësinë e traktatit, por marrëdhëniet me Moskën janë në situatën më të keqe të dekadave të fundit, si rezultat i sulmit të Rusisë në Ukrainë që filloi gati një vit më parë.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin përpjekjet e aleatëve perëndimorë për të furnizuar me municione Ukrainën dhe ta ndihmojnë kështu që të zmbrapsë sulmin e forcave ruse.

Në gusht, Moska pezulloi bashkëpunimin me inspektimet siç parashikohet në traktat. Ajo fajësoi kufizimet e udhëtimit të vendosura nga Uashingtoni dhe aleatët, pasi Rusia sulmoi Ukrainën, por tha se ishte ende e angazhuar për të përmbushur kushtet e traktatit.

Departamenti Amerikan i Shtetit, tha se Rusia ka një opsion të qartë për të zbatuar traktatin duke lejuar vazhdimin e inspektimeve.

Të hënën, Rusia njoftoi Shtetet e Bashkuara se traktati mund të marrë fund në vitin 2026 dhe nuk do të zëvendësohet nga një dokument i ri, duke pretenduar se Uashingtoni po përpiqet t’i shkaktojë Moskës “një humbje strategjike” në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!