Një 72-vjeçar ka ndërruar jetën mbrëmjen e sotme në Kolonjë pasi ka rënë nga kali.
Mësohet se teksa ka qenë duke kalëruar është sulmuar nga qentë, e për pasojë është rrëzuar nga kali duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi:
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shtetasi I.L 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës, ka qenë duke kalëruar teksa është sulmuar nga disa qen.
Për pasoja i moshuari është rrëzuar nga kali, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Trupi i viktimës është duke u transportuar drejt morgut.r.t/abcnews.al