Donald Lu: Vendosni tani për votimin elektronik në zgjedhjet e 2019-ës

schedule12:16 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 12:16 - 13 Dhjetor, 2017

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, deklaroi se politika duhet të marrë një vendim sa më shpejt për futjen e teknologjisë në zgjedhjet lokale të 2019. Duke folur ne konferencën për teknologjinë në zgjedhje,  Lu kerkoi zbatimin e rekomandimeve te OSBE-ODIHR, per te shmangur problemet e evidentuar ne zgjedhjet e kaluara.

E organizuar nga OSBE, Këshilli i Europës dhe Ambasada e Suedisë, Konferenca me temë Teknologjitë e reja të Votimit diskutoi praktikat më të mira dhe sfidat në zbatimin e teknologjisë në zgjedhje. Në prani të ambasadorit të OSBE Bochard bashkë-kryetarëve të komisionit të reformës zgjedhore, ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ndau eksperiencën e tij mbi ccështjen.

“Teknologjia në zgjedhje është e rëndësishme. Mirëpo ne kemi hasur këtë problem. Edhe në SHBA në fillim ka pasur probleme. Gjithashtu ka qenë problem edhe hakërimi i zgjedhjeve. Megjithatë Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet e OSBE ODIHR dhe të vendosë teknologjinë në zgjedhje”.

Apelin duket se e drejtoi fillimisht ndaj anëtarëve të Komisionit të reformës present, por edhe klasës politike në tërësi.

Në 2013 u përpoqëm për një projekt pilot për numërimin e votave, kishte identifikim elektronik në Tiranë, edhe pse filloi një vit përpara zgjedhjeve, kishte probleme me të dhënat, me ID dhe zbatimin me vonesa. Këto projekte pilot u anuluan përpara zgjedhjeve.

Nëse shqiptarët vendosin të ndjekin një projekt pilot për 2019, do te duhet të identifikohen tani financimet, mekanizmat. Nëse prisni verën e ardhshme, do jetë dështim.”

Nuk i erdhi keq t’i shkulë pak veshin të fjeturve.

Demokratët përmes Oerd Bylykbashit theksuan rëndësinë që ka për ta votimi elektronik , si mënyrë për t’i dhënë zgjidhje problemeve me të cilat përballen sot. Por kjo për bashkëkryetarin Blendi CCucci nuk është një mënyrë për të garantuar besimin mes palëve./abcnews.al