Situata është tepër e ndërlikuar mes Zaniolos dhe Romës. Mourinho e ka shkarkuar nga klubi, duke mos e llogaritur fare në asnjë ndeshje deri në fund të sezonit, pasi drejtuesit e klubit u treguan të qartë me italianin, se nëse nuk do të transferohej diku në merkaton e janarit, ai do të qëndronte në stol deri në fund të sezonit.
Tifozët e kanë sulmuar me komente dhe pankarta ofenduese. Por, për fatin e keq, situata ka shkuar edhe shumë më tej se kaq. Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme mes Napolit dhe Romës, ku vendasit fituan me rezultatin 2-1, disa tifozë kanë pritur që Zaniolo të dalë nga stadiumi dhe e kanë ndjekur deri në shtëpi me makinë, shkruan “Calciomercato”.
“Ne humbëm dhe faji është vetëm i yti! Dil jashtë!!”, thuhet se është thënë nga tifozët e Romës pranë banesës së Zaniolos.
Zaniolo i frikësuar thuhet se ka lajmëruar policinë, ku këta të fundit dërguan një patrullë në vendngjarje për të kontrolluar situatën. Ultrasit u larguan me shpejtësi, ndërsa babai i lojtarit, i tronditur nga ajo që kishte ndodhur, arriti te shtëpia e të birit për të qëndruar me të./ h.ll/abcnews.al