Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt e ka cilësuar “ofertë të mirë” propozimin evropian për noamrlaizimin e marrëdhenieve Kosovë- Serbi. Ai komentoi postimin e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili kishte cituar qëndrimin e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke u shprehur “nënshkruani marrëveshjen ose përballuni me pasoja”.
Sipas Bildt, marrëveshja e propozuar nga BE-ja do t’i lejonte që të dy vendet të ecnin përpara. Ai thotë se nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërën nga dy vendet.
“Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë që është në tavolinë tani. Kjo do t’i lejonte dy vendet të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të të dyve, por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse. Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, shkroi ai në “twitter”.
Duke folur për planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti u shpreh se ai nuk i është prezantuar në formën “merre ose lëre”, por si platformë për diskutim të mëtutjeshëm.
Ai thekasoi se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutim, por shtoi se nuk përmban gjithçka që Kosova do të dëshironte. Edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka lënë të kuptpohet se veni i tij do ta pranojë propozimi e evropianëve, përmbatja e të cilit nuk dihet ende në detaje.