Stoltenberg në Korenë e Jugut për të forcuar marrëdhëniet me Azinë

schedule16:38 - 29 Janar, 2023

schedule 16:38 - 29 Janar, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jens Stoltenberg mbërriti sot në  Korenë e Jugut, vizita e parë e turneut të tij, i cili përfshin Japoninë, që synon forcimin e lidhjeve me aleatët e SHBA-së në sfondin e luftës në Ukrainë dhe rivalitetit në rritje me Kinën.

Në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, Stoltenberg  u takua me Ministren e Jashtme Park Jin dhe pritet të takohet me Presidentin  Yun  Suk-geol  dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Lee  Jong-sup.

NATO është e shqetësuar për testet e raketave të Koresë së Veriut dhe programin bërthamor, ndërsa lufta në Ukrainë ka implikime për Azinë,  tha Stoltenberg  në fillim të takimit të tyre, duke përmendur dyshimet se Koreja e Veriut po ofron mbështetje ushtarake për përpjekjet luftarake të Rusisë.

“Kjo thjesht nënvizon madhësinë e ndërlidhjes që ekziston mes nesh,” vuri në dukje ai.

Të dy zyrtarët cituan “vlera të përbashkëta” midis vendeve të NATO-s dhe Koresë së Jugut. Shefi i NATO-s pritet të vizitojë Tokion të hënën, ku do të takohet me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe zyrtarë të tjerë japonezë.

Ndërsa NATO vazhdon të fokusohet në Europë dhe Amerikën e Veriut, anëtarët e saj preken nga çështjet në mbarë botën, theksoi Stoltenberg  në një intervistë me agjencinë e lajmeve të Koresë së Jugut  Yonhap.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!