Policia spanjolle ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë pasi dyshohet se bënin pjesë në një bandë grabitësish.
Bëhet fjalë për tre të rinj kryesisht të moshave 22, 25 dhe 43 vjeç, të cilët qëndronin në një institucion Alfonso XIII dhe kishin mbërritur me autobus nga A Coruña.
Shqiptarët ishin vednosur në Vigo ku dhe kryenin vjedhjet në banesa.
Pas arrestimit, gjykata ka vendosur që t’i ktheje shqiptarët në vednin e tyre. Ata do të transferohen përkohësisht në CIE (Qendra e Internimit të Huaj) në Valencia, deri në dëbimin e tyre.
Dy nga të rinjtë gjatë marrjes në pyetje ishin shprehur se ishin aty për pushime, ndërsa shqiptari 22 vjeçar tha se kishte ardhur për të sudiuar./abcnews.al/