Vrau me armë gjahu një kalë, vihet nën hetim 24 vjeçari në Kolonjë

schedule17:39 - 27 Janar, 2023

schedule 17:39 - 27 Janar, 2023

Policia e Kolonjës ka vënë nën hetim 24 vjeçarin me inicialet O.M pasi ka vrarë me armë gjahu një kalë dhe plagosi një tjetër në pronësi të Jonida Hënës. Ndaj të riut rëndon akuza e veprës penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 26 Janarit në fshatin Shelegur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 24 vjeç, banues në fshatin Shelegur, Kolonjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

LEXO EDHE: I vranë kalin me çifte, pronarja e fermës e prekur: Shenjë paralajmërimi, një tjetër na e kishin plagosur

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më datë 26.01.2023, gjatë natës, në fshatin Shelegur, ka vrarë me armë gjahu 1 kafshë pune (kalë) dhe ka plagosur 1 tjetër kafshë, te dyja në pronësi të shtetasit J. H. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Sakaq, kujtojmë që pronarja e fermës reagoi për “Abc e mëngjesit”, teksa e cilësoi këtë ngjarje të rëndë si të qëllimshme. Sipas saj, në livadh ishin edhe kuaj të tjerë, por vetëm të fermës së saj janë goditur. Jonida ka theksuar se është një shenjë paralajmërimi nga dikush./abcnews.al