Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qëndruar për rreth 45 minuta në Gjykatën Kushtetuese, por ndryshe nga herët e e kaluara, znj. Kim nuk pranoi të flasë për mediat.
Kjo vizitë e kryediplomates amerikane vjen pas plotësimit të gjykatës me trupën e plotë të gjyqtarëve. Gjykata Kushtetuese ka në përbërjen e saj nëntë gjyqtarë.
Procesi i reformës në drejtësi bëri që shumë nga gjyqtarët dhe prokurorët të shkarkohen nga detyra, ndërsa kjo u shoqërua me krijimin e vakancave në gjykatat e vendit, përfshirë këtu dhe “Kushtetuesen”.
Ambasadorja e SHBA prej vitesh ka qenë një “lobuese” e fortë sa i takon plotësimit të numrit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.