Basha takon kreun e Komitetit Amerikano-Hebraik

schedule12:42 - 14 Korrik, 2019

schedule 12:42 - 14 Korrik, 2019

Kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se opozita do të vijojë betejën për triumfin e vlerave perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar. Deklarata është bërë gjatë një takimi me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, i kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, David Harris.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë, si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, pa u dorëzuar para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!