Patrice Evra nuk ka dështuar kurrë në dashurinë e tij për Zonjën e Vjetër.
Në momentin më të vështirë në historinë e fundit të klubit, ish-lojtari i Juventusit ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën ka shprehur të gjitha përshtypjet e tij.
Një fjalim i vërtetë lideri, ku ftoi njëkohësisht të gjithë të jepnin 100% për të respektuar fanellën.
Më poshtë janë deklaratat e Evrës: “E dua Juventusin. Është një moment i vështirë ku jemi penalizuar dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë. Faji i asaj që ndodhi është i yni, pa i drejtuar gishtin askujt. Tani më shumë se kurrë të gjithë duhet ta nderojnë këtë fanellë të lavdishme. Këta njerëz po e shijojnë sepse për 9 vite ne dominuam. Kënaquni që jeni të parët në renditje, por duhet ta dini se Zonja e Vjetër nuk vdes kurrë. Unë kërkoj nga të gjithë të mbështesin ekipin si kurrë më parë, ne kemi nevojë që të gjithë të kthehen atje ku i përkasim”. /G.D abcnews.al/
View this post on Instagram