Rreth dhjetë ditë para përfundimit të merkatos së janarit, çështja e lidhur me Nicolo Zaniolo është në qendër të vëmendjes në Romë. Mesfushori italian kërkoi transferimin dhe u tërhoq nga ndeshja kundër Spezias. Ndërkohë, Milani i interesuar për lojtarin ka nisur të lëvizë gurët duke pasur kontaktin e parë me rrethin e lojtarit.
Për Romën është gati një propozim prej 3 milionë eurosh për huazim dhe me një detyrim të vendosur prej 22 milionë eurosh me kusht që kuqezinjtë të kualifikohen në Champions League.
Megjithatë, kërkesa e Romës është e qartë pasi ai largohet vetëm me një shitje të menjëhershme ose me një huazim me të detyrim blerjeje për shifrën e 40 milionë euro./ h.ll/abcnews.al