Empoli ka befasuar Interin në San Siro duke e mposhtur 0-1 dhe i hequr mundësinë zikaltërve të arrinin vendin e 2.
Gjithçka u zgjidh në pjesën e 2 kur Baldanzi realizoi në minutën e 66′.
Vlen të theksohet se Interi ngeli me një lojtar më pak që në minutën e 40 pas daljes me të kuq të Skriniar i cili mori 2 kartona të verdhë.
Skuadra e Inzaghit mbetet në vendin e 3 me 37 pikë. Në ndeshjen e radhës Interi luan në transfertë ndaj Cremonese. /G.D abcnews.al/