Nëse zgjoheni shpesh natën dhe shkoni në tualet, ka mundësi të vuani nga kjo sëmundje

schedule10:32 - 23 Janar, 2023

schedule 10:32 - 23 Janar, 2023

A zgjoheni shpesh gjatë natës për të shkuar në tualet? Një fshikëz e mbushur plot mund të shqetësojë gjumin, por edhe të tregojë probleme të ndryshme shëndetësore në trup, veçanërisht nëse ndodh në orët e para.

Siç vërejnë ekspertët, është më e zakonshme tek njerëzit e moshuar dhe shpesh rritet me moshën. Një nga problemet e mundshme të kësaj gjendje është diabeti, i cili shpesh quhet “vrasësi i heshtur”. Dhe këto janë simptomat e tjera që ndikojnë në urinimin e shpeshtë gjatë natës:

Sheqeri i lartë në gjak e shton etjen, ndaj mund të pini më shumë se zakonisht dhe kjo çon në nevojën e shpeshtë për të shkuar në tualet. Gjithashtu, sheqeri dihet se irriton fshikëzën, duke shkaktuar urinim më të shpeshtë”.

Përveç diabetit, simptomat e mundshme të kësaj gjendje janë edhe problemet e zemrës.

“Nëse keni probleme me zemrën, zemra dhe qarkullimi i gjakut bëhen më pak funksionale dhe mund të vëreni ënjtje rreth kyçeve të këmbës. Kur shtriheni ose i keni këmbët të ngritura, lëngu përthithet në qarkullimin e gjakut. Kjo rrit nevojën për të urinuar gjatë natës.” shpjeguan ekspertët dhe shtuan një tregues tjetër të këtij problemi, një prostatë e zmadhuar që shtyp uretrën dhe parandalon zbrazjen e duhur të fshikëzës, kështu që udhëtimet e shpeshta në tualet janë të pashmangshme.

Nëse vëreni ndonjë nga këto probleme, duhet të kontaktoni mjekun tuaj të përgjithshëm. Gjithashtu, për të reduktuar urinimin gjatë natës, përpiquni të zvogëloni sasinë e lëngjeve para se të shkoni në shtrat./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!