Prokuroria ka kërkuar arrest në burg për inxhinierin elektrik e OSHEE-së, B.Ll, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 46 vjeçari u instalonte qytetarëve matës të energjisë elektrike kundrejt pagesave të konsiderueshme.
Nga hetimet disa mujore rezultoi se 46-vjeçari, gjatë ushtrimit të detyrës iu instalonte shtetasve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme. Nga hetimet, rezultoi se shtetasi B.Ll ka marrë 150.000 lekë për vënie aparati matës kur tarifa është 24.000 lekë.
Aparati matës është vënë nga elektricist B.A., që është faturist dhe nuk ishte i zonës ku vendosej aparati matës.”, thuhet në njoftim. /abcnews.al