TIRANË – Për gazetarin Ferdinand Dervishi, gjithmonë ka kohë të hapet një hetim, kjo edhe sa i takon protestës së 21 janarit, e cila regjistroi 4 të vrarë në bulevard.
“Gjithmonë ka kohë të hapet një hetim. Ka detaje, është gjetur një predhë në trupin e Aleks Nikës, që nuk i është bërë balistika. Balistika, mund të ishte celësi për të hapur hetimin. Por hetim rihapet gjithmonë kur kemi një padi.”- tha Dervishi në studion e ABC News, ndërsa bëri edhe një herë një pasqyrë të asaj cfarë ndodhi 12 vite më parë në sheshin përpara kryeministrisë si edhe hetimet që pasuan më pas ngjarjen e rëndë.
Cfarë ndodhi më 21 janar? Pse nuk kemi të dënuar
Jemi 12 vite nga ngjarja dhe për mua, është ngjarja e fundit e madhe kriminale në Shqipëri që përfshin politikë, pas Gërdecit. Të dyja këto ngjarje janë hedhur ne erë në procesin e hetimit dhe gjykimit nga politika. Gërdeci u tha incident teknologjik, për 21 janarin vrasje pa dashje.
Të vijmë pak në kohë, në këtë periudhë ëhtë bërë një protestë e opozitës pas disa përgjimeve të Ilir Metës, në afera korruptive. 21 janari ishte një mundësi e artë për opozitën e asaj kohe, ishte një protestë e dhunshme, e habitshme ishte se ishte shume e paralajmëruar, pritej dicka e madhe. Cfarë ndodhi? U vranë 4 njerëz para kamerave, para syve të botës, një krim i hapur i guximshëm për t’u bërë.
Kemi disa probleme që dolën më pas. Protestuesit u vranë kur protesta nuk ishte agresive, ishte mëkati i parë i atyre që vranë. Qëllohet në situatë të barabartë. Nuk është qëlluar vetëm në ajër, por edhe drejpërdrejtë. Ekspertiza nxori se vec plumbave që vranë, ishin edhe 26 predha që kishin goditur kangjellat. Rreth 60 plumba kanë ikur në popull.
Ende sot dikush s’ka nxjerr kush i jepte urdhrat brenda. Ishin urdhra politikë, apo urdhra nga njerëz që merren me atë punë. Në këtë histori, politika ndërhyn të mbrojë njerëzit e saj. Dhe cfarë ndodh, një ditë më pas firmosen urdhërarrestet për gardistët. U pa se ishte qëlluar drejt nga Garda dhe prokuroria nxori urdhër arrestet për zinxhirin komandues.
Ndalemi pak te hetimi amerikan dhe deklaratat e Berishës…
Ambasadori amerikan pas vendimit për pafajësi, doli dhe tha se janë të zhgënjuer. U kërkua balistika e armëve, sepse ajo që ishte bërë ishte një balistikë e bërë nga njerëz të frikësuar. Balistika amerikane, kryer në laboratorin më të mirë të FBI zbuloi se plumbi i pistoletës së komandantit të gardës Andrea Prendi, gjendej në kafkën e Faik Myrtajt. Pra, Prendi jo vetëm kishte dhënë urdhër por kishte qëlluar vetë drejt për të vrarë. Tyta e armës se Prendit ishte ndërruar me të shoferi Margarit Kumi. Cfarë ndodh? Në këtë kohë, urdhrat e arrestimit të gardistëve vonohen dhe fshihen e dëmtohen prova. U fshinë serverat dhe u manipuluan armët. Që është vepër penale më vete.
Pse nuk u mor parasysh hetimi amerikan?
E gjithë kjo histori dhe vendimi i gjykatës është i manipuluar politiksht. Prandaj edhe amerikanët, unë besoj ka qënë një nga momentet thyese që inicuan më pas reformën në drejtësi.
Ka ndodh edhe një histori tjetër. Në 2014, asi PS merr pushtetin SHKB ndërmerr një hetim, sepse në këtë histori ishin dhe drejtuesit e kohës dhe del në përfundimin që vonesa e mos arrestimeve ka sjellë dëmtin provash që është vepër penale. Dosje që iu cua Adriatikës Llallës dhe ai nuk ktheu as përgjigje.
Mund të rihapet një hetim?
Gjithmonë ka kohë të hapet një hetim. Ka detaje, është gjetur një predhë në trupin e Aleks Nikës, që nuk i është bërë balistika. Balistika, mund të ishte celësi për të hapur hetimin. Por hetim rihapet gjithmonë kur kemi një padi./abcnews.al