Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me 15 pikë të hequra, Juventus zbret në vendin e 11 në Serie A

schedule21:39 - 20 Janar, 2023

schedule 21:39 - 20 Janar, 2023

Juventusi është dënuar rëndë në kuadër të rastit të mashtrimit financiar. Të premten është marrë vendimi për t’i hequr 15 pikë klubit torinez në kampionatin italian. Si rezultat, “zonja e vjetër” kalon nga vendi i 3-të në të 11-tin në renditjen e Serisë A. Tani skuadra ka 22 pikë.

Me siguri Juventus do të bëjë apelime, duke u përpjekur të arrijë të paktën një zbutje të dënimit.

Gjatë procesit, rezultoi se Juventusi kishte fryrë artificialisht të ardhurat në pasqyrat financiare.



Juventusi do të luajë ndeshjen e radhës në kampionatin italian më 22 janar. Skuadra e Massimiliano Allegrit do të përballet me Atalantën.

Kujtojmë se Juventus u akuzua për  nënvlerësimin e të dhënave për kostot e stafit dhe fshehjen e vërtetë të pagave të futbollistëve. Më herët kishin dhënë dorëheqje drejtuesit e Juventusit. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!