Klosi në Krujë: Të promovojmë produktet “Made in Alabania”

schedule14:30 - 12 Korrik, 2019

schedule 14:30 - 12 Korrik, 2019

Task Forca e Turizmit është mbledhur në Krujë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka theksuar nevojën për të promovuar punimet artizanale  si një  ofertë e shtuar kjo në paktën turistike që ofron Shqipëria.

Tregtarët në zonat me fluks të shtuar të turistëve duhet të tregtojnë prodhime vendase. Ketë parashikon ligji i zejeve miratuar në Parlament në vitin 2016 me synim ruajtjen dhe zhvillimin e artizanatit. Nga Kruja një ndër qytetet më të rekomanduar në guidat turistike ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi njoftoi ngritjen e një task-force që do të monitoroje zbatimin e këtij ligji.

“Dhe ne këtë duam të bëjmë, pra edhe Task- Forca e ngritur sot në Krujë kërkon që në zonat turistike, në zonat ku ka prezencë të rritur të turistëve, do duhet të tregtojmë prodhime vendase, për të rritur në mënyrë të ndjeshme biznesin e këtij komuniteti, për t’i krijuar atij mundësinë që jo vetëm të punësojnë familjarët, por të krijojnë një gjeneratë tjetër të zejtarëve që po zhduken ne vendin tonë, të krijojnë mundësinë e krijimit të sistemit dual që ne e kemi tashmë në të gjitha shkollat tona të formimit profesional e qendrat e kualifikimit profesional.”

Ndërsa të rinjtë e projektit “Buzëqesh Shqipëri” tha ministri Klosi do të jenë në çdo zonë turistike për të informuar të huajt se ku mund të gjejnë prodhime 100% shqiptare, bujtina te agroturizmit, zonat historike e ato muzeale./ABC News Albania 24/7