Bankat kanë miratuar më pak kredi në muajt e fundit të vitit pasi shtërnguan kriteret si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.S ipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë kjo ka ardhur pasi bankat perceptojnë rreziqe dhe pasiguri për situatën makroekonomike e financiare në vend.
Banka e Shqipërisë vëren se standardet e kreditimit për bizneset vijuan të shtrëngohen edhe në tremujorin e fundit të vitit 2022 si në kreditë akorduar biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në ato për biznesin e madh.
Faktorët që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset lidhen kryesisht me perceptimin e rrezikut nga ana e bankave. të lidhura me aftësinë paguese të kredimarrësve .
Bankat reduuktuan madhësinë e kredisë akorduar bizneseve, si edhe shtuan numrin e kushtëzimeve në marrëveshjet e kredisë. Kujdes i shtuar u tregua edhe për huatë për individët duke shtrënguar standardet e kreditimit dhe duke miratuar një numër më të ulët aplikimesh për kredi.
Individët nga ana tjetër shfaqën një kërkesë më të ulët për kredi, si për konsum ashtu edhe për blerje banesash. Rënia e kërkesës nga individët, në gjykimin e bankave tregtare, krahas pasigurive lidhur me ambientin makroekonomik, reflektoi edhe rritjen e normave të interesit.
Në tremujorin e parë të këtij viti , kushtet e ofertës për kredi priten të mos ndryshojnë. Nga ana tjetër, kërkesa për kredi pritet të jetë më e ulët, kryesisht për financimin e investimeve dhe në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm. Po ashtu edhe kredia për individë pritet të jetë sërish në rënie, si në mbulimin e nevojave për konsum ashtu edhe në financimin për blerjet e banesave./abcnews.al