Lindjen e mesme ka shtuar pasiguritë.Në një vrojtim të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë theksohet se bankat nuk ndryshuan politikat e kreditimit për bizneset në tremujorin e parë të vitit 2026. Standardet, kushtet dhe termat e kreditimit u cilësuan të ngjashme me një tremujor më parë.
Në të njëjtën kohë,bankat aprovuan një numër të njëjtë kredish në raport me aplikimet për kredi, në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Konkurrenca në sistem bankar. Por pavarësisht kësaj bankat vijojnë të jenëtë kujdesshme në vlerësimin e rrezikut të kredive dhe të shprehin tolerancë të ulët kundrejt tij. Po ashtu edhe kërkesa e biznesve u raportua më e lartë, e mbështetur vetëm nga segmenti i biznesit të madh.
Ndërkohë që bankat kanë lehtësuar kriteret për dhënien e huave për konsum për individët ndërsa kanë lënë të pandryshuara ato për banesa. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, bankat presin të ndjekin politika më të lehtësuara kreditimi në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, në kreditë lëvruar me qëllim financimin e investimeve dhe ato për mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet. Politikat e kreditimit priten të jenë lehtësuese për individët, si në kreditë konsumatore ashtu edhe ato në blerjen e banesave.
Por pavarësisht kësaj tensionet gjeopolitike në Lindjen e mesme kanë rritur ndjeshëm rreziqet inflacioniste për vitin 2026. Kjo mund të shoqërohet me rritje të normave të interesit dhe si pasojë edhe frenim të kreditimit nga bankat dhe ulje të aftësisë paguese të huamarrësve. Por gjithçka varet nga kohëzgjatja e konfliktit në Lindjen e Mesme e cila tashmë ka dhënë impakt në rritje të çmimeve.
Sipas të dhënave të Bankës Qendore në shkurt ekonomia shqiptare ka përfituar mbi 30 miliard lekë kredi shumë kjo më e madhja e regjistruar ndër vite për këtë periudhë./abcnews.al


