Ngjarja në KZAZ nr.3 në Shkodër, Apeli liron personat e arrestuar

schedule10:15 - 12 Korrik, 2019

schedule 10:15 - 12 Korrik, 2019

Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar masat e sigurisë edhe për 6 të ndaluarit e tjerë pas ngjarjes në KZAZ nr .3 në Shkodër. Trupi gjykues vendosi detyrim paraqitje për Alfred Nikollin, Gentian Bytyçin, Adi Garucin, Aleks Ndojin dhe Orlando Thepin. Ndërsa ka hequr të gjitha akuzat ndaj shtetasit Çesk Toma, duke e konsideruar arrestimin të paligjshëm.

Një ditë më parë Gjykata e Apelit në Shkodër i dha lirinë edhe ish-deputetit demokrat Bardh Spahia.

Ai ndodhej në “arrest shtëpie”, por gjykata e konsideroi ndalimin e tij të paligjshëm duke i ndryshuar masën në detyrim paraqitjeje. Të gjithë personat e mësipërm akuzohen se ishin të përfshirë në përplasjen mes policisë dhe simpatizantëve të opozitës në KZAZ nr .3 në Shkodër ku iu vu flaka edhe materialeve zgjedhore.