Pasditen e sotme humbi jetën doktori i njohur Prof. Isuf Kalo, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Kalo ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare, ndërsa të shumtë ka qenë figurat publike që shpërndarë mesazhe ngushëllimi.
Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla është e fundit që ka shpërndarë një mesazh , ku shkruan se Kalo ishte pedagogu që mësoi, formoi dhe edukoi dhjetra breza mjekësh.
Mesazhi i plotë:
“Profesor Isuf Kalo, bashkëthemelues i shërbimit të diabetologjisë dhe endokrinogjisë në mjekësinë shqiptare; pedagogu që mësoi, formoi dhe edukoi dhjetra breza mjekësh; profesionisti që konfirmoi kapacitetet shqiptare në hartimin e politikave shëndetësore në nivel ndërkombëtar; mjeku i përkushtuar dhe njeriu i respektuar për të gjithë që e njohën, u nda nga jeta!
Pushofsh në paqe, profesor!”, shkruan znj. Nikolla.r.t/abcnews.al