Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Shkodër e pranishme ka qenë edhe ministrja Elisa Spiropali.
Spiropali është shprehur se situata është menaxhuar mirë, ndërsa bën thirrje që puna të vijojë pa ndërprerje.
Po ashtu ka një apel për kryebashkiakët që të përdorin Komitetin e Manaxhimit të Fatkeqësive Natyrore për projektet.
“Një situatë e menaxhuar mirë nga ne. Të vazhdohet puna pa ndërprerje. I bëj thirrje Kryetarëve të Bashkive të përdorin Komitetin e Monaxhimit të Fatkeqësive natyrore për projektet”, ishin fjalët e Ministres. r.t/abcnews.al