Medvedev kërcënënon Perëndimin: Humbja e Rusisë do të shkaktojë nisjen e një lufte bërthamore

schedule10:08 - 19 Janar, 2023

schedule 10:08 - 19 Janar, 2023

Fuqitë bërthamore nuk humbasin konfliktet e mëdha nga të cilat varet fati i tyre, kjo duhet të jetë e qartë për çdo politikan perëndimor, tha nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev.

Ish-presidenti dhe kryeministri i Rusisë, dhe një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, iu referua deklaratave në forumin e Davos se “Rusia duhet të mposhtet”.

“Humbja e një fuqie bërthamore në një luftë konvencionale mund të shkaktojë shpërthimin e një lufte bërthamore. Fuqitë bërthamore nuk kanë humbur konfliktet e mëdha nga të cilat varet fati i tyre,” tha Medvedev.

Me postimin e tij, Medvedec tregon se ajo çfarë po ndodh në Ukranë nuk është vetëm një “operacion special ushtarak” i thjeshtë i Rusisë në Ukrainë, por një luftë konvencionale nga e cila varet vetë fati i vendit të tij.

/abcnews.al