Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunoi mësuesin se i ngacmoi të motrën, lirohet 29 vjeçari nga Tepelena

schedule09:37 - 19 Janar, 2023

schedule 09:37 - 19 Janar, 2023

Lirohet nga ambjentet e Komisariatit të Policisë së Tepelenës Albi Gumeni, vëllai i njërës prej nxënësve 13 vjeçare që dyshohet se janë ngacmuar seksualisht nga mësuesi i edukimit fizik në shkollën 9 vjeçare të Tepelenës, Kleanth Laçi. Ai u vetëdorëzua në polici dy ditë më parë duke pranuar se ka dhunuar mësuesin.

Mbajtja e tij në dhomat e izolimit në komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48 orarëshit pasi prokuroria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë më parë pasi u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit 59 vjeçar.

Mësohet se lirimi i të riut nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Gumenit pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t’i shkaktonin vdekjen mësuesit Kleanthi Laçi. 29 vjeçari zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe kësisoj është i lirë.



Mësuesi i fizkulturës u arrestua ditën e djeshme nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy vajzave të mitura të cilat mësonin në shkollën 9 vjeçare ku jepte mësim. Ndaj mësuesit 59 vjeçar rëndojnë për ngacmim seksual dhe kallëzim të rremë. Ai gjithashtu është pezulluar nga detyra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!