Orientimi i karrierës nis në klasë të nëntë/ Udhëzuesi i ministrisë së Arsimit shpërndahet nëpër shkolla

schedule15:14 - 18 Janar, 2023

schedule 15:14 - 18 Janar, 2023

TIRANË – Mësuesit nuk do tu shpjegojnë nxënësve në klasë të nëntë vetëm lëndën  e tyre, por do ti ndihmojnë  edhe për të vendosur  rreth  studimeve që duhet të ndjekin në vijim.

Orientimi i karrierës  do të nisë që në arsimin bazë. Udhëzuesi është përgatitur  nga Ministria e Arsimit dhe është shpërndarë nëpër shkolla.

Psikologët dhe punonjësit social sipas këtij dokumenti duhet të identifikojnë  pikat e forta dhe të dobta të nxënësve.  Mësuesi kujdesatar dhe ai i lëndës ku fëmija ka prirje duhet ti japin atij informacion e nevojshëm rreth  lëndëve në gjimnaze,  shkolla profesionale e  unviersitete.

Në shkollën “Hasan Vogli” në Tiranë  ky proces ka nisur. Ministrja e Arsimit Evis  Kushi ishte për të biseduar me mësuesit. Me orientimin e karrierës që në klasë të nëntë  Ministria e Arsimit synon të shmangë zgjedhjet e nxënësve  ndikuar nga  rrjetet sociale  dhe ti  përqëndrojë  ato mbi talentin.