Mbrëmjen e djeshme Napoli është ndeshur me Cremonesen në Maradona Stadium. Kjo sfidë ishte e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Pickel në minutën e 18-të.
Juan Jesus ishte më pas ai që barazoi, ku braziliani dërgon topin në rrjetë në minutën e 33-të. Pa mbaruar festa e golit të barazimi, Simeone shënon edhe të dytin në minutën e 36-të duke përmbysur rezultatin.
Sfida nuk ishte aq e lehtë sa dukej për Napolin dhe Afena-Gyan befason skuadrën e Spallettit duke barazuar rezultatin në minutën e 87-të, dhe kështu sfida shkon në shtesa.
Një sfidë plot me kartona të verdhë, ku as i kuqi nuk mungoi në minutën e 100-të, pasi Sernicola mori dy të verdhë. Nuk pati fitues për 120 minuta dhe ndeshja u vendos nga penalltitë, ku Cremonese fiton 4-5 pasi Lobotka gabon 11-metërshin e tij./ h.ll/abcnews.al