Reshjet intesive të shiut prej dy ditësh tanimë kanë shkaktuar probleme në disa qytete, e një prej tyre është edhe ai i Shkodrës.
Sipas njoftimit të fundit, deri në orën 19:00 ka pasur rritje të nivelit të ujit në lumin Drin dhe Bunë, po ashtu vijon të jetë i bllokuar aksi rrugor Prekal-Mali Shoshit- Ndrejaj, për shkak të rrëshqitjeve të gurëve.
Po ashtu mësohet se është bërë e mundur hapja e rrugës Mes-Ura e Shtrenjtë që ishte bllokuar natën e kaluar.
Njoftimi:
Situata ne Bashkine Shkodër, në orën 19.00, paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.80 m me një rritje prej 10 cm me orën 15.00 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.25 m me një rritje prej 5 cm me orën 15 ( kuota max 8.70 m ).
Rruga Prekal – Mali Shoshit – Ndrejaj është e bllokuar nga rreshqitjet e dherave e gureve.
Eshte bere hapja e rruges Mes-Ura e Shtrenjte e cila ishte bllokuar nga rreshqitja e nje masivi dherash, naten e kaluar.r.t/abcnews.al